Këtë fundjavë në Shkup ka filluar fushata për vetëdijësimin e qytetarëve ”Lëviz me Gisht”, ku morën pjesë mbi 100 qytetarë, përcjell Telegrafi maqedoni.
Ata formuan njërin nga shenjat mbrojtëse për fushatën, ”grushtin me gisht të ngritur” në formë të shenjës ”like”. Qëllimi kryesor i fushatës është vetëdijësimi për mundësitë e ndryshme për ndryshime shoqërore që janë synim i secilit individ.
Në mujat në vazhdim, kjo fushatë do të përfshijë disa aktivitetet për të përçuar porosinë që i inkurajon dhe nxitë qytetarët të mendojnë për përgjegjësinë e tyre personale dhe interesin për zgjidhjen e çështjeve shoqërore që i tangojnë.
Për më tepër, ndiqni fushatën në vegëzat në Facebook, Twitter dhe Instagram./Telegrafi/