Site icon Telegrafi

Në Maqedoni ka afër 19.000 analfabetë, 62.000 persona nuk kanë përfunduar shkollën fillore

Grupi i tretë i të dhënave të cilën e ka publikuar Enti Shtetëror për Statistika në fushën e arsimit, në numrin e përgjithshëm të popullsisë rezidente të moshës nga 15 vjeç e lart, sipas shkrim-leximit, janë regjistruar 18.897 ose 1.2% analfabetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mesin e analfabetëve janë 5.517 burra dhe 13.380 janë gra.

Sipas ESHS-së pa arsim janë 23.192 persona, ndërsa arsim fillor të papërfunduar kanë 62.129 persona ose 4.1 për qind e popullsisë rezidente.

423.456 persona ose 27.8 për qind kanë përfunduar vetëm arsimin fillor, rreth 45.174 persona ose 3.0% kanë një sfond të panjohur shkollor.

672.375 persona ose 44.1 për qind e banorëve janë me shkollë të mesme, 263.349 persona janë me arsim të lartë, 29.654 persona me 1.9 për qind janë me magjistraturë.

Në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë 6.037 persona të cilët janë doktor shkence./Telegrafi/

Exit mobile version