Në Maqedoni ka gjithsej 178.125 ferma që shfrytëzojnë gjithsej 320.738 hektarë tokë bujqësore. Një fermë shfrytëzon, 1.8 hektarë dhe ka 2.1 krerë bagëti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga numri i përgjithshëm i fermave, 60.8% shfrytëzojnë deri 1 hektarë tokë bujqësore. Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), më së shumti fermat përdorin metoda të ujitjes sipërfaqësore.
Sa i përket plehrimit, 37.9% e plehrojnë tokën pa e kryer lëvrimin e tokës./Telegrafi/