Site icon Telegrafi

Në Maqedoni janë ofruar tenderë me çmime prej 0,01 denarë

Qendra për komunikim qytetar ka publikuar sot raportin për ndjekjen e prokurimeve publike të zbatuara nga institucionet e nivelit qendror për periudhën janar-qershor, 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndër gjetjet kyçe nga mbikëqyrja janë tenderët me një çmim absurd prej 0,01 denarëve, që sipas raportit, e rritë rrezikun e manipulimeve në realizimin e tyre.

Marrëveshje të këtilla janë nënshkruar për blerje të shërbimeve nga operatorët telefonik dhe për shërbime marketinku. Sipas raportit, problematike është edhe arritja e ofertave, menjëherë disa minuta pas publikimit në sistemin elektronik. Tenderi është publikuar në ora 10:02, kurse oferta ka ardhur në ora 10:10 dhe 10:38.

Problematike konsiderohen edhe rastet kur për tenderët ka patur një ofertues, apo edhe asnjë. Raportin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Exit mobile version