Javorja “Fokus” raporton se në afërsi të fshatit Disani i Poshtëm në Negotinë, janë gjetur mbetje fosilesh nga elefanti. Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për specie e zhdukur të elefantit vjetërsia e së cilës vlerësohet afërsisht tetë milionë vite, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjetja e skeletit nga specia e zhdukur është me rëndësi të veçantë. Ekipet paleontoligjike nga Muzeu i Historisë Natyrore të Maqedonisë dhe Muzeu i Natyrore nga Sofja nga njëzet prilli të këtij viti kanë filluar me gërmimet e mbetjeve të fosileve nga lloji i zhdukur i elefantit (Choerolophodon pantelici). Kjo kafshë në zhdukje ka jetuar në habitatet barishtore të ngjashme me savanën dhe konsiderohet të jetë më e vjetër se nga mamuthi.
Ministri për Kulturë, Robert Allagjozovski do ta vizitojë nesër lokalitetin në orën dhjetë, ku do të prezantohen detajet rreth zbulimit, lajmërojnë nga Ministria.
Me ndihmën e Ministrisë së Kulturës nëpërmjet programit për aktiviteti i muzeu, grupet adekuate nga Muzeu i Natyrës nga Shkupi dhe Muzeu Natyror i Sofjes nga Bullgaria, do t’i koleksionojnë mbeturinat e gjetura. /Telegrafi/
*Foto Ilustrim