Site icon Telegrafi

Në Maqedoni, gratë paguhen më pak se burrat për punën që bëjnë

Dallimi i rrogës mujore të burrave dhe grave në Maqedoni është 10.3%. Pra, nëse një burr fiton 1000 denar, atëherë një grua fiton 103 denarë më pak, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna u publikuan në tryezën e rumbullakët „Gratë në tregun e punës: Stereotipet dhe sfidat“, që u organizua nga Finance Think, Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika – Shkup.

Sipas tyre, përqindja e boshllëkut gjinor sipas sektorëve ekonomik, moshës së arsimimit dhe profesionit, është i ndryshëm.

Në sektorin e bujqësisë, gratë fitojnë 31% më pak nga burrat, kurse në sektorin financiar dallimi në rroga mes burrave dhe grave është vetëm 1%.

Gratë me arsim të mesëm marrin 24.2% më pak rrogë, kurse ato me arsim të lartë marrin 10.1% më pak rrogë./Telegrafi/

Exit mobile version