Telegrafi

Në Maqedoni gjendet francezi që ishte denoncuar si i humbur

Policia e Maqedonisë dhe anëtarët e FRONTEX gjetën një francez 21-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në vendin e tij.

Sipas informacioneve të MPB Maqedoni, djali është kapur duke hyrë ilegalisht në territorin e vendit dhe ka dhënë deklarim të rremë për të dhënat e tij personale.

Pas kontrolleve shtesë, siç informon policia e RMV-së, nga autoritetet franceze është marrë konfirmimi se bëhet fjalë për shtetasin S.I, i cili rezulton i zhdukur në vendin e tij që prej datës 11 mars.

Personi, sipas rregulloreve ligjore, do t’i dorëzohet familjes.