Në Maqedoni, gjashtë femra, nga të cilat tre janë vajza të mitura, kanë qenë viktima të tregtisë me njerëz, ku pesë prej tyre kanë nënshtetësi të Maqedonisë dhe njëra është shtetase e huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto janë të dhënat zyrtare të cilat sot i prezantoi shoqata për veprim kundër dhunës dhe tregtisë me njerëz ‘Porta e Hapur’. Por, nga sektori joqeveritar vlerësojnë se ky numër është shumë më i madh.
Fushata një mujore me moton “Çka shikon? Bëhu zëri i tyre” ka për qëllim të ngrisë vetëdijen publike, të njohin tregtinë me njerëz, por edhe të nxisin njerëzit të kërkojnë këshilla. Si grup më i rrezikuar paraqiten adoleshentët, gjegjësisht personat e moshës prej 13 deri më 18 vjeçare.
Krahas tribunave në kuadër të kësaj fushate është e paraparë të shpërndahen materiale parandaluese, por ka edhe linjë telefonike ku mund të paraqiten të gjithë ata që janë ballafaquar me tregti të njerëzve./Telegrafi/