Site icon Telegrafi

Në Maqedoni Facebook përdoret më shumë për të bërë LIKE fotografitë (Foto)

Është shumë interesant fakti se më shumë se gjysa e qytetarëve të Maqedonisë janë në kontakt të përditshëm me internet edhe atë: 76% apo 1.58 milionë qytetarë gjithësejt. Këtë e ka nxjerrë si rezultat raporti i përbashkët i Hootsuite, ëe are social dhe Kepios të realizuar gjatë vitit 2018.

Në rrjetin social më të madh në botë, Facebook ka gjithësejt 1.1 milionë banorë nga gjithësejt 2 milionë banorë. 57% e këtyre janë meshkuj kurse 43% femra, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në 88% të rasteve në Maqedoni në Facebook futen me telefonat celular. 12% e përdorimit të Facebook bëhet nga laptopët, kompjuterët, tabletët dhe paisjet tjera.

Në krahasim me botën, qytetarët e Maqedonisë janë të interesuar më shumë për përmbajtje në formë të fotografisë, pra në 4.45% të rasteve bëjnë LIKE një foto, 4.06% një video, vegëza 3.55% kurse më pak LIKE bëhen statuset.

Në krahasim me Maqedoninë, përdoruesit nëpër botë më shumë bëjnë LIKE videot, në 6.01% të rasteve.

Edhe pse ka më pak përdorues, Instagram në Maqedoni ka më shumë përdorues gjatë ditës. /Telegrafi/Marketing365/

Exit mobile version