Në Maqedoni është duke u përgatit një ligj i ri për mbeturinat që parasheh se duhet të mendohet një zgjidhje që të krijohen më pak mbeturina nga qytetarët dhe nga kompanitë duke punuar më shumë me projektet evropiane për riciklim dhe ri-përdorje, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo nismë buron nga nisma e Komisionit Evropian për mbeturina ku nga të gjithë vendet pjesmarrëse në KE kërkohet që të zvogëlojnë prodhimin e mbeturinave.
Bartës projekti në Maqedoni është Oda Ekonomike në Maqedoni.
Në Maqedoni është vlerësuar se nxjerren mbeturinat kurse institucionet nuk kanë punuar aspak për riciklim dhe ri-përdorje të mbeturinave./Telegrafi/