Në katër vitet e kaluara, 18 rrjete të 180 OJQ-ve, me mbështetje të BE-së, kanë punuar në Ballkanin Pernëndimor dhe Turqinë, për promovimin e reformave, përparimit dhe zhvillimit të sektorëve të ndryshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këto promovime përfshihen sektorët e të drejtave të grave, lufta kundër tregtisë me njerëz, mbrojtja e fëmijëve, transparenca, ambienti jetësor, ndryshimet klimatike, efikasiteti energjetik dhe sektorë tjerë.
Përfaqësues të sektorit qytetar të Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Shqipërisë dhe Turqisë shkëmbyen përvoja dhe biseduan për forcimin e sektorit qytetar dhe rrjetizimin në këto vende të Ballkanit Pernëndimor dhe Turqisë.
Këtë verë, BE-ja miratoi programin për mbështetjen e OJQ-ve, për të cilin qëllim janë ndarë 8.7 milionë euro./Telegrafi/