Site icon Telegrafi

Në Maqedoni diskriminoheni në bazë politike, partiake, etnike dhe sociale

Në Shkup është diskutuar për Raportin vjetor të efikasitetit të mbrojtjes juridike të të drejtave të njeriut, i realizuar nga Shoqata e juristëve të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për t’u realizuar projekti u formua një ekip prej 42 avokatëve të cilët aftësuan 392 juristë të rinj, 15 organizata qytetare për mbrotjen e të drejtave të njeriut dhe siguroi 355 këshilla falas juridike për qytetarët.

Sipas rezultateve, gjendja me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Maqedoni është shqetësuese dhe ka diskriminim në më shumë baza siç janë, politike dhe të përkatësisë partiake, përkatësisë etnike, dhe diskriminim në plotësimin e të drejtave sociale.

Projekti është mbështetur nga USAID./Telegrafi/

Exit mobile version