Site icon Telegrafi

Në Maqedoni dënohen tregtarët që nuk respektojnë ligjin për shitjen e perimeve

Inspektoriati shtetëror për bujqësi (ISHB) ka shqiptuar dënimet e para për tregtarët të cilët nuk e kanë respektuar çmimin blerës të perimeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, tre kompani nga Strumica janë dënuar me nga 6 deri 8 mijë euro gjobë, për shkak të mosrespektimit të Ligjit për blerje javore.

Inspektoriati bën të ditur se kontrollet do të shpeshtohen për shkak të blerjes së specit të kuq./Telegrafi/

Exit mobile version