Personi që do të parkohet në vendparkimin e caktuar për personat me nevoja të veçanta do të gjobitet me 180 euro ose 40 pikë negative.
Kjo është një pjesë e fushatës ”Moskultura nuk është invaliditet”, që ka fituar mbështetjen e MPB-së, nga ku apelojnë te qytetarët që të jenë të vetëdijshëm dhe humanë dhe të mos e uzurpojnë hapësirën për këta persona.
MPB gjithashtu kërkon që rastet e këtilla të paraqiten në numrin telefonik 192. Vlerësohet se në Maqedoni ka rreth 10% persona me nevoja të veçanta, nga numri i përgjithshëm i popullsisë./Telegrafi/