Gratë në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminimin në bazë gjinore në të gjitha proceset shoqërore, pa patur mbrojtje të të drejtave të tyre.
Sipas Komitetit të Helsinkit, punëtorët e tekstilit të mjediseve rurale, gratë rome, gratë viktimë e dhunës, gratë me nevoja të veçanta, bien në grupin më të ndjeshëm të shoqërisë në Maqedoni, për të cilat shteti nuk ndërmerr masa thelbësore për përmirësimin e statusit të tyre shoqëror.
Të dhënat tregojnë se 78% e dhunës fizike janë femra, kurse 98% e dhunuesve familjarë janë meshkuj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga 2008 deri 2016, në Maqedoni janë regjistruar 70 femicide, respektivisht çështje të urrejtjes në baza seksuale.
Arsyeja më e shpeshtë që vajzat e mitura e lënë shkollimin është pikërisht martesa. 81% e të punësuarve në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve janë femra, dhe janë më pak të paguara, me 35% më pak rrogë mesatare të rrogës mesatare në nivel shtetëror./Telegrafi/