Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Manastir bën të ditur se nga një banesë në qytetin e Manastirit janë vjedhur mbi 32 mijë dollarë dhe stoli ari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rasti është paraqitur nga pronari i banesës, i cili ka raportuar se dje pasdite ka ndodhur vjedhja. Hajni ka hyrë dhunshëm në banesë dhe pas kërkimeve ka arritur që t’i gjej paratë dhe stolitë e arit.
Policia ka ndërmarrë të gjitha mastat për të kapur keqbërësin./Telegrafi/