Site icon Telegrafi

Në Manastir u protestua në mbështetje të Vlladimir Taleskit

Sot në ora 14, anëtarë dhe simpatizantë të OBRM-PDUKM-së në Manastir, ndër të cilët edhe të punësuar dhe drejtorë të institucioneve publike, u mblodhën para Gjykatës së Apelit në Manastir, për ta mbështetur kryetarin Vlladimir Taleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata bllokuan rrugët dhe akuzuan liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për trysni mbi gjyqësorin dhe kërkuan që gjykatësit të kenë kujdes se çfarë vendimesh marrin.

Taleski, kërkon t’i hiqet masa e burgut shtëpiak, si i dyshuar i lëndës ”Transportuesi”, ku PSP-ja e akuzon se ka keqpërdorur 360000 euro./Telegrafi/

Exit mobile version