Site icon Telegrafi

Në Manastir u organizua konferencë ndërkombëtare për menaxhment

Këtë fundjavë mbi 120 autorë nga vendi, Turqia, Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Shqipëria morën pjesë në konferencën e katërët ndërkombëtare për sfidat bashkëkohore menaxheriale dhe shkencave organizative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca u mbajt në Manastir, nën organizimin e BAS Institutit për menaxhment. Konferenca e sivjetme u përqëndrua në integrimin organizativ për efikasitet më të lartë që mundëson vlerë më të lartë të punimeve të prezantuara.

Gjatë mbajtjes së konferencës, u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet BAS Institutit për menaxhment dhe Shkollës së lartë profesionale për turizëm të Beogradit dhe Shkollës së lartë evropiane për ekonomi dhe menaxhment të Plovdivit./Telegrafi/

Exit mobile version