Instituti ndërkombëtar Lidhja dhe Muzeu – Manastir, Ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore (18 prill) e shënoi me prezantime të temave “Mbrojtja e përmendoreve në Manastir” dhe “Ikona e virgjëreshës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Risto Paligora, i punësuar në IK Lidhja dhe Muzeu, kushtet mikroklimatike, koncentirimi i lagështisë, si dhe zhvendosja e lokacioneve të ndryshme rurale ndikojnë direkt në përkujdesjen e disa kishave dhe pasurive tjera si trashëgimi.
Në ngjarjen promovuese në Manastir ishte ekspozuar edhe ikona “Virgjëresha jetëdhënëse indore”, e cila sipas drejtorit Zoran Altiparmakov është me vlerë të madhe për Muzeun e Manastirit dhe Ministrinë e Kulturës./Telegrafi/