Njësia zjarrëfikëse territoriale e Manastirit ka intervenuar në 512 raste në komunat Manastir, Mogillë dhe Novaci, të rajonit të Pellagonisë, në vitin 2017.
Sipas tyre, më së shumti intervenime ka patur në Manastir (451), pastaj në Mogillë (34) dhe Novaci (27), ndërsa 188 zjarre, nga numri i përgjithshëm, kanë ndodhur nga pakujdesia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për fat të keq, këto shifra paraqesin rritje të rasteve, krahasuar me vitin 2016, kur është intervenuar në 420 raste.
Në 261 raste është konstatuar se ka patur tentime për zjarrvënie, kurse vetëm për dy raste nuk është arritur të gjendet shkaku i shpërthimit të zjarrit./Telegrafi/
*Foto Ilustrim