Nuk është hera e parë që ndodh që në Maqedoni qytetarët të gjejnë granata të Luftës së Parë Botërore nëpër oborret e shtëpive të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rasti më i ri ka ndodhur në Manastir, respektivisht në fshatin Llazhell, ku banori thotë se ka gjetur granatë të pashpërthyer.
L.A ka raportuar në SPB të Manastirit se ka gjetur granatën e kalibrit 75 mm.
Ekipi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka mënjanuar granatën për procedura të mëtutjeshme./Telegrafi/
*Foto Ilustrim