Të shtunën në varrezat e fshatit Jançishtë të Malishevës në ora 18:00 iu dha lamtumira e fundit Shemsedin dhe Mervete Sopajt.
Në ceremoninë e varrimit të çiftit, që vdiq të premten në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë, kishte shumë pjesëmarrës.
Për krejt xhematin që zor se i zinte hapësira e varrezave falënderuese është nëna e 36 vjeçarit.
Shukrije Sopa tregoi se edhe gjendja shëndetësore e fëmijëve të të ndjerëve po shkon drejt përmirësimit, transmeton Klan Kosova.
E babai i nuses, Fehmi Morina, që me zor i mban lotët, ka pak më shume një javë prej kur i vdiq edhe bashkëshortja.
Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje nga Sllovenia, kur vetura e tyre u përplas në një autobus në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë në fshatin Siboc.
Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.
Ndërkohë, shoferi i autobusit në të cilin është përplasur vetura që drejtohej nga Shemsedin Sopaj, është arrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.
https://www.youtube.com/watch?v=OPnEI-FzwSQ&t=2s