Site icon Telegrafi

Në Malishevë, nxënësi i parehatshëm e problematik e akuzon profesorin për rrahje (Video)

Nxënësi Fatlind Shala, i shkollës Naim Frashëri, nga Banja e Malishevës, po e akuzon profesorin e informatikës Xhemajli Begajn për sulm ndaj tij.

Sulmi ndaj të birit e ka irrituar babain e djaloshit, ani pse ai e ka pranuar për Klan Kosovën se 15-vjeçari nuk është djalë i rehatshëm.

Dhunën nga mësimdhënësi e ka dënuar edhe drejtori i shkollës, por ky ka thënë se nxënësi është goxha problematik.

Por, arsimtari Xhemajli Begaj, i cili nuk pranoi të flas para kamerës, i tha Klan Kosovës se nuk e ka sulmuar djaloshin por vetëm i ka vendosur dorën në qafë.

Për rastin në fjalë ka intervenuar edhe policia, derisa komandanti i stacioni të Malishevës, Halil Morina i ka thënë Klan Kosovës nëpërmjet telefonit, se në bazë të lëndimeve rasti është cilësuar si sulm.

https://youtu.be/61VZ03LH81g

Exit mobile version