Site icon Telegrafi

Në Malishevë, janë 329 raste të thumbuar nga rriqrat  

Shtabi Komunal i Malishevës për luftimin dhe parandalimin e Etheve hemorragjike Krime Kongo sqaroi se në Komunën e Malishevës janë thumbuar janë 336 persona, prej tyre 329 raste janë nga Komuna e Malishevës dhe shtatë raste nga komunat tjera që kanë kërkuar trajtim në QKMF të Malishevës.

Në njoftimin për media thuhet se në zonat e cilësuara si zona endemike është duke u bërë dezinsektimi kundër rriqrave, të cilët janë bartës së virusit të Etheve hemorragjike Krime Kongo (EHKK) dhe ky proces është duke shkuar shumë mirë.

“Problem mbetet procesi i repelimit të kafshëve (obligim i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës), pasi repelimi ndikon drejtpërdrejtë në ndërprerjen e ciklit të rriqrat dhe parandalon bartjen e rriqrave nga fusha në shtëpi, apo nga kafshët shtëpiake tek njeriu”.

Sipas njoftimit, numri i të thumbuarve nga rriqrat është përafërsisht i njëjtë me vitin paraprak, pasi siç e thashë më lartë, nuk është bërë repelimi as vitin e kaluar dhe as këtë vit.

“Momentalisht asnjë person nuk është i prekur me EHKK dhe ky është viti i shtatë me radhë që nuk kemi raste të vdekjeve dhe viti i gjashtë që nuk kemi raste të infektimit me EHKK në Komunën e Malishevës”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Exit mobile version