Site icon Telegrafi

Në makinë në afërsi të Strumicës zbulohen 17 emigrantë nga Siria

Zyrtarë policorë mbrëmë rreth orë 23, gjatë një kontrolli të automjetit „Renault Espace“ me regjistrim të Shkupit në afërsi të Strumicës kanë zbuluar 17 emigrantë nga Siria, shtatë prej të cilëve fëmijë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informon MPB, policët kanë ndaluar dy automjete me regjistrim të Shkupit, „Mercedes“ i drejtuar nga B.A. (32) nga Shkupi dhe „Renault Espace“, drejtuar nga I.M. (34) nga Shkupi. Nga kontrolli i kryer në automjetin “Renault Espace” janë zbuluar 17 emigrantë nga Siria. Hetim në vend të ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Strumicës.

Personi I.M. është mbajtur për procedim të mëtejmë në polici ndërsa personi A.B. është liruar. Emigrantët do të transferohen në Qendrën për pranim të huajve në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version