Telegrafi

Në maj mbahet mbledhja e ardhshme e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Në nëntorin e të kaluar në Pejë u mbajt mbledhja e pestë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Tani është caktuar që mbledhja e radhës të mbahet në maj të këtij viti në qytetin e Shkodrës, raporton Klan Kosova.

Për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014.

Pasi kanë realizuar edhe takime të tjera të përbashkëta, në Vlorë, Prishtinë, Tiranë, Pejë, mbledhja e ardhshme do të jetë në Shkodër.