Site icon Telegrafi

Në maj fillon ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar në Zyrën E Ankesave në RTV “Dukagjini” se në muajin maj do të nënshkruajnë marrëveshjen me Bankën Evropiane, për fillimin e ndërtimit të impiantit për ujëra të zeza.

“Nëse është fjala për Lumin Dobrusha, projekti është në përfundim e sipër. Kemi më të përfunduar më shumë e 3 km e sipër. Këtë vit presim në maj të nënshkruajmë marrëveshje me Bankën Evropiane për Zhvillim, Gjilani i jep fund problemit të ujerave të zeza, ku do të ndërtohet impianti. Në maj pritet nënshkrimi i kontratës nga ministri dhe kryetari i Gjilanit menjëherë fillon ekzekutimin. Në vend që të ndërtojmë impiante të ujërave të zeza, ne kemi ndërtuar autostradë”, theksoi Haziri. /Telegrafi/

Exit mobile version