Në muajin maj të këtij viti janë dhënë 292 leje për ndërtim gjë që është për 57 përqind më shumë në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve arrin në 4.970.915.000 denarë që është për 13 përqind më shumë në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar. Më së shumti leje, 110 objekte janë dhënë leje për ndërtim në rajonin e Shkupit, ku pastaj vjen rajoni juglindor me 51, ai lindor me 39, i Pellagonisë 29, veriperëndimi 23, Pollogu 20.
Nga numri i përgjithshën i lejeve të dhëna për ndërtim 163 (55.8 përqind) janë dedikuar për objekte me ndërtime të larta, 33 (11.3 përqind) për objekte me ndërtime të ulta dhe 96 (32.9 përqind) për objekte për rikonstruim. Tek 182 objekte (62.3 përqind) investitorë janë persona fizik, ndërsa tek 110 (37.7 përqind) subjekte afariste.
Me lejet e dhëna është paraparë ndërtimi i 750 banesave me një sipërfaqe të përgjithshme prej 63.182 metra katrorë. Shumica e banesave janë në rajonin juglinodr-358, lindor me 19, Pollogu 13, Pellagonia 12, ndërsa më pak rajoni i Vardarit-6. /Telegrafi/