Site icon Telegrafi

Magazina e drogës ku punonin edhe gra shtatzëna (Video)

Magazina ku përpunohej droga ndodhet shume pranë qendrës së qytetit të Rrëshenit. Në këtë operacion të Policisë së Lezhës u angazhuan 100 forca të policisë, ndërsa në pranga ranë 22 persona.

Dikur aty ka qenë pulari, ndërsa sot këto magazina shfrytëzohen për biznese të ndryshme. Në njërën përpunohet druri, në tjetrën përballë përpunohet mielli. Ndërsa, në të fundit përpunohet drogë.

Era karakteristike e hashashit ndihet sapo i afrohesh zonës se ish-pularisë.

ABC News ishte në magazinën ku u gjet hashashi. Një ditë pas operacionit, Çolicia vijon të qëndrojë aty.

Banorët jashtë kamerave na treguan se këtu, para syve të tyre kalonin furgona e kamionë të ngarkuar me hashash. Për ta përpunuar dhe tharë lëndën narkotike të mbledhur nga parcelat në mbarë zonën, pronari i kësaj magazine kishte punësuar më shumë se 30 punëtorë: burra, gra, të rinj, madje edhe gra shtatzëna vinin çdo ditë këtu, punonin disa orë dhe largoheshin sërish vetëm, në këmbë, pasi pronari nuk u kishte siguruar atyre transportin.

Kjo rutinë kishte muaj që vazhdonte.

Mbi 100 efektivë të policisë së Lezhës u angazhuan në këtë operacion të koduar “Befasia”.

https://youtu.be/BTEfc68OFo0

Exit mobile version