Ka shkuar në 50 numri i shtetasve të Kosovës të vrarë në luftimet në Siri, raporton KTV.
Rasti i fundit është 22-vjeçari nga Prizreni, Hamdi Krusha, që ishte pjesë e Al-Nusras. Ai është vrarë në afërsi të Alepos në Siri.
Lajmin familja e tij e kishin marrë nga një bashkëluftëtar i djalit të tyre. Të afërmit e tij, që kanë hapur dyert për ngushëllime në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.
Derisa gjatë tërë ditës, miq e familjarë vinin për ngushëllime. Ndërkaq, fqinjët e tyre, prapa kamerës, kanë treguar se si Hamdi Krusha kishte qenë një djalë i urtë dhe i sjellshëm, para se të shkonte në Siri.
Mësohet se Hamdi Krusha kishte shkuar në Siri para dy vjetësh dhe i përkiste organizatës terroriste Al-Nusra.