Site icon Telegrafi

Në luftën e verërave derdhen 40.000 litra verë

Rreth 40.000 litra verë janë derdhur në Haro në festivalin tradicional të verës dhe betejës i cili çdo vit mbahet më 29 qershor, në ditën e mbrojtësit të tyre Shën Pjetrit.

Njerëzit tubohen në mëngjes, të veshur në bluza të bardha dhe të armatosur me boca, kova, pajisje të ndryshme dhe revole të ujit përplot me verë.

Pos që i përmbahen garës dhe pirjes së verës, garuesit zbrazin verë në njëri-tjetrin pa fije mëshire nga “armët” e përgatitura. Në festën e këtij viti janë lagur rreth gjashtë mijë njerëz të cilët në shtëpi kanë shkuar me bluza ngjyrë trëndafili, në vend të bardhave që i kishin veshur në mëngjes.

Exit mobile version