Ekonomia joformale ose evazioni fiskal është një ndër sfidat më të mëdha te vendit dhe njëri nga faktorët që pengon zhvillimin ekonomik të vendit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se kundër kësaj dukurie duhet të luftojnë shumë akterë. Sipas tij, në përgjithësi ka një luftë që po zhvillohet kundër informalitetit.
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, shprehet se edhe pse kjo është një sëmundje nga e cila lëngon vendi, luftimi është i vazhdueshëm. Sipas tij, kjo vërehet përmes rritjes së të hyrave në ATK. /Gazeta Tribuna/