Telegrafi

Në logon e re të Amazonit “panë” Adolf Hitlerin, gjiganti amerikan e ndryshoi shpejtë pas reagimeve të ashpra të përdoruesve

Amazoni ka ndryshuar logon e aplikacionit për telefonat e mençur, pasi përdoruesit e saj ishin të sigurtë se ajo ngjan me Adolf Hitlerin e buzëqeshur, shkruan BBC.

Gjiganti i shitjeve online të produkteve të ndryshme ka ndryshuar logon e vjetër për blerje, pasi kjo nxiti reagime të ashpra që shumë përdoruesve të saj, transmeton Telegrafi.

Blerësit ishin të bindur se ajo ngjante me një pjesë të fytyrës – e logoja u ndryshua pasi që “konstatuan” që ua kujton mustaqet e diktatorit nazist.

“Pra ka ndodhur… ikona ime e aplikacionit të Amazon më në fund është përditësuar në një Hitler të kartonit”, ka shkruar një përdorues i saj.

E blerësi tjetër është përgjigjur: “Është dashur ta instalojë aplikacionin në telefon për ta kuptuar për çfarë bëhet fjalë”. /Telegrafi/