Telegrafi

Në listën e dëshirave për iPhone 5 prijnë 4G dhe ekrani më i madh

Apple do të shkoj me krejt ose asgjë, ndërsa tiparet e telefonit të ri qysh tani janë duke qarkulluar nëpër ajër.

Faqja Mashable ka pyetur vizitorët se cilat funksione janë “kritike” dhe të cilat do të bënin ata që ta blejnë telefonin e ri. Ekrani më i madh dhe 4G-ja janë në krye të listës me një margjinë të madhe të avantazhit. Nga gati 11,000 vota, më shumë se 2,200 vizitorë dëshiruan opsionin e rrjetit më të shpejtë brez-gjerë. Ata madje e dëshiruan këtë përkundër faktit se thithja e madhe baterisë nga ana e 4G-së do të mund ta kishte një efekt negativ mbi jetë-gjatësinë e baterisë, për të cilën shumë njerëz ishin ankuar më herët.

Gjithashtu lartë në listë janë edhe kamera prej 8-megapiksel (mbi 1,100 vota), më shumë memorie dhe hapësirë për deponim (915 vota) dhe trupi më i hollë i telefonit (1080). Disa komentues shprehën dëshirën për dizajnin në formën e lotit të përfolur nëpër shumë thashetheme.

Paraqitja zyrtare e iPhone 5 tani është më pak se 24 orë larg, ndërsa Telegrafi është duke ju përgatitur edhe një surprizë në lidhje me paraqitjen, por do të ju tregojmë nesër . /Telegrafi/