Është gjetur një grua e vdekur në Liqenin e Tikveshit, njoftojnë për AIM Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.
Sipas informacioneve të para, trupi është gjetur në vendin e quajtur Gollesh.
Dodevski tha se po bëhen hetime në vendin e ngjarjes, ndërsa për informacione më të hollësishme do të japin nesër. /Telegrafi/