Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën sot, rreth orës 18:00, në Liqenin e Batllavës.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se për momentin nuk ka më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Policia është duke hetuar rastin.