Telegrafi

Në lidhje me rastin – familja e Lady Gagas të lumtur për rikthimin e qenve dhe për arrestimin e pesë personave

Qentë e Lady Gagas po qëndrojnë ‘në shtëpi dhe të lumtur’ në Los Angeles ndërsa të dyshuarit për rrëmbimin e tyre po përballen me akuza.

Sipas Departamentit të Policisë në Los Angeles, pesë të dyshuar u arrestuan të martën me akuza të ndryshme, përfshirë përpjekjen për vrasjen e rojtarit të këngëtares, Ryan Fischer.

Babai i saj, Joe Germanotta, ka thënë për Fox News se familja e artistes është ‘lehtësuar’ pas arrestimit të të dyshuarve.

Lady Gaga (Foto: GC Images)

Germanotta shtoi se dy bulldogët francezë të Gagës, Gustav dhe Koji, janë ‘në shtëpi dhe ata janë të lumtur’.

Policia arrestoi James Jackson, 18 vjeç, Jaylin White, 19 vjeç dhe Lafayette Whaley, 27 vjeç, në lidhje me rrëmbimin e dhunshëm të qenve.

Lexo po ashtu Arrestohen pesë persona për vjedhjen e qenve të Lady Gagas

Ata janë akuzuar për vrasje në tentativë dhe grabitje të shkallës së dytë, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut në Los Angeles.

Lady Gaga (Foto: Getty Images)

Jackson, për të cilin autoritetet thonë se ishte personi që ka qëlluar, gjithashtu po përballet me akuza për sulm me një armë zjarri të fshehur në një automjet.

Harold White, 40 vjeç dhe Jennifer McBride, 50 vjeçe, u arrestuan dhe u akuzuan se ishin kryesorët e sulmit.

Lady Gaga (Foto: Instagram)

Gaga ndërkohë kishte ofruar një shpërblim prej 500 mijë dollarësh për rikthimin e qenve të saj. /Telegrafi/