Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Librazhd, ku një automjet ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje.
Incidenti ndodhi në unazën e qytetit. Ngjarja në fjalë ka shkaktuar panik tek qytetarët, ndërkohë që shkaqet janë ende të paqarta.
‘BalkanWeb’ ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si mjeti është djegur thuajse plotësisht ndërsa shtëllunga tymi dalin prej tij.