Telegrafi

Në Librarinë Dukagjini, u diskutua për rolin e studentëve në sigurim të cilësisë në arsim (Video)

ORCA sot ka organizuar tryezën me temë “Roli i studentëve në sigurim të cilësisë dhe cilësi të mësimdhënies në institucione të arsimit të lartë në Kosovë”.

Kjo konferencë u mbajt në Librarinë Dukagjini, dhe ka pasur numër të madh të interesuarve.

Cilësia e arsimit në Kosovës, sipas kryetares së Unionit të Studentëve të Kosovës, Krenare Qerkini, mund të ndikohet nga shumë faktorë.

Çerkini thotë se cilësia e arsimit varet nga mësim nxënia deri tek mësimdhënia.

“Zanafilla e mungesës së cilësisë në mësim nxënie, ndikohet nga mungesa e cilësisë në mësimdhënie. Mësimdhënësit nuk praktikojnë metoda të mira për të mësuar studentët tanë, ku më së shumti vërehet mungesa e pjesës praktike. Rezultatet janë parë më së miri në testin PISA”.

Sipas Qerkinit është duke u punuar që të organizohet një konventë, me studentët e Kosovës dhe Evropës ku arsimi i lartë do të jetë në fokus të diskutimit.

“Jemi duke punuar për të organizuar një konventë të parë evropiane në Kosovë. Tema që është paraparë në këtë konventë do te jetë e karakterit arsimor. Po planifikojmë të thërrasim 39 unione të studentëve të Evropës dhe shpresojmë të na vijnë të gjitha”, tha më tej Krenare Qerkini.

Prorektori i UP-së, Hysen Bytyqi ka thënë se përfaqësimi i studentëve në organet drejtuese të UP duhet të jenë 15 %.

“Përfaqësimi i studentëve në organet e UP-së, pos këshillit drejtues duhet të jetë diku 15%. Shifra e tillë është një mostër mesatare pasi ka vende siç është Vjena që e kanë 20%, ndërsa disa të tjera, si Kroacia e kanë në 10 %”, tha Hysen Bytyqi./RTV Dukagjini/Telegrafi/