Libraria Dukagjini është padyshim një vend i veçantë për një numër të madh të njerëzve të cilët dëshirojnë të shijojnë magjinë e librit.
Duke qenë gjithmonë pranë lexuesve dhe e njohur për përzgjedhjen e jashtëzakonshme të librave, që një kohë kjo librari ofron gjithashtu edhe materiale në gjuhën gjermane.
Derisa gjuha gjermane është bërë gjuha e dytë e rregullt për nxënësit e ciklit fillor dhe të mesëm në shkollat e Kosovës, Libraria “Dukagjini”, ofron materialet e nevojshme për mësimin e kësaj gjuhe.
Në të njejtën kohë mund t’i siguroni edhe materialet që përdoren edhe në kurset private.
Dukagjini është përfaqësues i shtëpisë botuese gjermane – HUEBER, respektivisht ofron libra si: Beste Freunde, Menschen, Sicher, Schritte, Planetino dhe shumë tituj tjerë.
Paqartësitë e nxënësve për pajisjen me këto libra, i ka zgjedhur libraria më e madhe në vend, duke iu ofruar të gjithë titujt e nevojshëm për ta mësuar gjermanishten në shkollat e vendit.
Më poshtë gjeni faqen e facebookut ku mund të informoheni më shumë rreth çmimeve dhe titujve që i ofron Dukagjini: Dukagjini bookstore /Telegrafi/