Palasa, emri i lashtësisë së të cilës është Palaesta, është një zonë me histori shumë të vjetër daton me lashtësine pellazge. Historia dëshmon që Jul Cezarit ka zbarkuar këtu me 7 legjionet romake të udhëhequr nga ai, me anijet e tyre acturies (anije të pa armatosura të transportit detar). Kundërshtari i tij Pompeu kishte një përparësi detare absolute me një flotë prej 110 anijesh lufte dhe kontrollonte të gjitha portet që nga Dyrrahu në Korkyrë. Më pas Cezari vijoi fushatën e tij duke kaluar në Orik (Orikumi i sotëm) e duke vijuar më tej në drejtim të Apollonisë.
Kjo aventurë e tij në viset Shqiptare provohet nga tre burime antike: “Bellum Civile” e Cezarit (ditar i asaj lufte), “Bella civilia” e Apianit dhe “Pharsalia” e Lukanit.
Pikërisht në këtë zonë me vlera të pasura historike dhe kulturore, si dhe me bukuri të pafund nënujore po ndërtohet një projekt madheshtor “Green Coast Luxury Resort. “Green Coast Luxury Resort” i dedikohet natyrës, kulturës dhe historisë duke i ruajtur dhe promovuar ato. Guidat turistike në natyrë, ekskursionet, ngjitjet në mal, noti, peshkimi, zhytjet, kanoe, hedhja me parashutë, do të jenë vetëm disa nga eksperiencat që iu dhurojnë emocione të forta.
Afërsia me brigje të tjera të bukura si Dhërmiu, Himara, Saranda, e kthejnë “Green Coast Luxury Resort” dhe Palasën, në destinacion të preferuar.
“Green Coast Luxury Resort” ofron shumëllojshmëri në vila dhe apartamente dhe kujdes të veçantë në ofrimin e shërbimeve, ku përfshihen bar resortante, Water park, Wellness & SPA, fusha sportive, supermarket, fast food, farmaci, qendër shëndetësore, pishina etj. “Green Coast Luxury Resort” përveç se ofron eksperiencën unike dhe destiancionin e preferuar, vjen si një investim i sigurt në vite, nëpërmjet menaxhimit profesional dhe koncepteve risi.
“Green Coast Luxury Resort” po ndërtohet nga Balfin Group, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i cili është i mirënjohur në treg me markat e tij si TEG, QTU, Jumbo, Neptun, Spar Albania, markat fashion si Mango, Cortefiel, Okaidi, e shumë të tjera.
Për më shumë informacion vizitoni faqen www.greencoast.al ose kontaktoni në info@greencoast.al/ +355 664002001.