La Liga është kampionati që zhvillon lojën më të pakët efektive nga pesë kampionatet e mëdha me vetëm 53.5 minuta lojë efektive.
Ndeshja zgjat 90 minuta, plus koha shtesë, ndërsa në asnjë nga kampionatet nuk shkon më shumë se 56 minuta lojë aktive.
Në krye është Bundeliga gjermane me 55.7 minuta lojë aktive, e ndjekur nga Serie A (55.6), Liga Premier (54.6) dhe Ligue 1 (53.8).
Manchester City është skuadra me mesataren më të lartë me 39.17 minuta lojë aktive me top, ndërsa Barcelona (37.02) dhe Real Madrid (35.19) zënë vendin e katërt dhe të pestë në listë.
Në mesin e klubeve evropiane të futbollit, janë edhe Real Betis i Quique Setien me një mesatare më të mirë (34.90), se sa skuadra të tilla si Paris Saint-Germain (34.52), Borussia Dortmund (32.47) dhe Napoli (32.20).
Barazimi 1-1 mes Valencias dhe Barcelonës është ndeshje e vetme në La Liga Santander në mesin e tetë më të mirave me minutat më efektive.
Ndeshja me më shumë minuta është fitorja 2-1 e Newcastle United ndaj Burnleyt.
Futja e VAR këtë sezon ka bërë që koha të kalojë më shumë për vendimet që merren. /Telegrafi/