Seanca e parë e Kuvendit të Maqedonisë pas zgjedhjeve lokale përfundoi me konstatimin e dorëheqjeve të deputetëve, të cilët kanë marrë funksione të kryetarëve të komunave në zgjedhjet lokale, si dhe verifikim të mandateve të pasardhësve të tyre.
Kuvendi në fillim të seancës së 18-të konstatoi dorëheqjet e pesë deputetëve të cilët u bënë kryetar komune në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Sasho Pocov, Kosta Janevsi dhe Maksim Dimitrievski.
Deputetët të cilët në Kuvend do t’i zëvendësojnë kryetarët e posazgjedhur të komunave u ulën në karriget e deputetëve pasi Kuvendi i verifikoi mandatet e tyre me 78 vota “për”. Tatjana Lalçevska, Aneta Sunevska Dimovska, Lidija Tasevska, Riste Tashev, Kostadin Kostadinovski ulen në vendet e bashkëpartiakëëe të tyre të cilët u bënë kryetarë komunash.
Në vendin e Bardhyl Dautit nga PDSH-ja vjen Merale Useini, ndërsa Rexhep Memeti vjen në vendin e Zeqirija Ibrahimit.
Në rend dite të seancës së 18-të Kuvendit, e cila është e para pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve lokale, janë Propozim vendimi për ndryshim të Vendimit për dërgimin e pjesëtarit të ARM-së për pjesëmarrje në operacion paqësor të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban, kërkesa për dhënien e interpretimeve autentik të neneve të ndryshme të Ligjit për tokë ndërtimore të parashtruar nga kryetarë të komunave të ndryshme në vend./Telegrafi/