Site icon Telegrafi

Në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon dialogu i dytë i procesit “Zhan Mone”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore edhe sot vazhdon dialogu i dytë nga procesi “Zhan Mone”, me të cilin udhëheqin eurodeputeti dhe raportuesi për vendin tonë Ivo Vajgëll dhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

Për rezultatin nga dialogu i dytë në kuadër të procesit, siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për informim, në konferencë të përbashkët do të njoftojnë sot kryetari i Kuvendit, Xhaferi dhe tre eurodeputetët, bashkëudhëheqësi i dialogut – Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje mbajti takim me eurodeputetët, para hapjes së dialogut.

Takimin e parë në kuadër të dialogut “Zhan Mone” përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvend e mbajtën vitin e kaluar në Ohër.

Exit mobile version