Site icon Telegrafi

Në Kuvendin e Maqedonisë u votuan ministrat e rinj

Shumica parlamentare në orët e vona të natës i ka votuar ministrat e rinj të propozuar nga qeveria. Kjo do të thotë se në të ardhmen Ministria e Drejtësisë do të udhëheqë Renata Deskoska, Ministria e Arsimit nga Arbër Ademi, Ministria e Kulturës nga Asaf Ademi dhe Bardhyl Dauti do të jetë Ministër pa resor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozimi kaloi në seancën kuvendore pas një debati të gjatë që zgjati gjithë ditën, ndërsa diskutimet zhvilloheshin me kritika dhe replika për punën e qeverisë që vetëm pak ditë më parë shënoi një vit që nga formimi i saj.

Pas zgjedhjes së ministrave, filloi emërimi i zëvendësministrave. Për zëvendësministër të Punëve të Jashtme u zgjodhë Andrei Zhernovski, për zëvendësministër i Shëndetësisë, Asim Musa, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Sadik Beqiri. /Telegrafi/

Exit mobile version