Këshilli Buxhetor i Kuvendit dhe Komisioni Parlamentar për Shëndetësi do të zhvillojnë seanca sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këshilli i Buxhetit do të diskutojë Propozim Planin Strategjik të Kuvendit për periudhën 2020-2022 dhe Projekt-kërkesën për buxhetin e Kuvendit për vitin 2020, ndërsa pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi është propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të pacientëve, në leximi i dytë.
Kryetari Talat Xhaferi, në ditën e fundit të punës përpara fillimit të pushimit kolektiv në Kuvend, do të realizoi takim me ambasadorin suedez, Mats Stafanson./Telegrafi/