Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do t’i ndahet çmimi shtetëror “Nëna Terezë” për vitin 2018 aktivistes Lençe Zdravkin dhe piktorit Omer Kaleshi.
Çmimi ndahet për arritjet e shquara në interes të shtetit në fushën e humanizmit, solidaritetit njerëzor dhe nxutjen e mirëkuptimit të ndërsjellët dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimi ndahet nga viti 2006 më 26 gusht – dita e lindjes së Nënës Terezë.
Nga 26 gushti deri 5 shtator do të mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Shën Nëna Terezës”. në organizimin e shoqatës qytetare ‘Shkupjania Nëna Terezë”.
Manifestimi fillon nesër pasdite me vendosjen e luleve të freskëta në pllakën përkujtimore në vendin e shtëpisë së saj të lindjes, si dhe në monumentin e saj./Telegrafi/