Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot do të mbajë seancë Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend të ditës janë Propozim-vendimi për ndryshime të Vendimit për zgjidhje të kryetarëve, zv.kryetarësh, anëtar dhe zv. e tyre të komisioneve të Kuvendit të Maqedonisë.
Poashtu edhe Propozim-vendimi për formimin e grupeve të deputetëve të Maqedonisë për bashkëpunim me parlamente të shteteve tjera dhe zgjedhje të kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve të RM-së për bashkëpunim; Propozim-vendimi për shkarkim nga funksioni i zv.sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të RM-së. /Telegrafi/