Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 22-të njëzëri me 61 vota “për”, pa debat dhe me procedurë të shkurtuar i miratoi ndryshimet e Ligjit për Këshillin gjyqësor,
Qëllimi i ndryshimeve është që të transferohet kompetenca që deri më tani e ka pasur Këshilli për vërtetimin e fakteve gjatë vërtetimit të përgjegjësisë së gjykatësve të Këshillit gjyqësor që doli nga të gjitha rekomandimet e deritanishme nga Komisioni i Venedikut dhe raportet e Priebe-së.
Në pajtim me rekomandimet, kjo kompetencë i përket Këshillit gjyqësor, e jo Këshillit për vërtetimin e fakteve dhe ngritjes së veprimit për përgjegjësinë e gjykatësit, për çka propozohet edhe heqja e tij me procedurë të shkurtuar.
Për shkak të lidhjes së dy pikave të mbetura në rend dite me ndryshimet e sjella dhe nevojën që së pari të shpallen në Gazetën zyrtare, kryetari i Kuvendit e ndërpreu seancën./Telegrafi/