Site icon Telegrafi

Në Kuvendin e Maqedonisë mbledhje e nëngrupit për pajtim

Grupi punues për pajtim në Kuvend e mban mbledhjen e dytë ku pritet të prezantohet propozim-ligji për amnisti për një pjesë të pjesëmarrësve në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill vitin e kaluar.

Kryeminstri Zoran Zaev i cili mori pjesë në mbledhjen e dytë të Trupit për pajtim tha se ekziston vullnet politik të zbatohet procesi, po njoftoi se linjat e kuqe nuk duhet të ndryshohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë mund të pajtohemi se kërcënimi terrorist ndaj rendit kushtetues nuk është diçka që duhet t’i kap të gjithë. Mesazhi i pajtimit dhe shtrirja e dorës duhet të ekzistojë por edhe mesazhi i mos përsëritjes së atyre punëve gjithashtu duhet të ekzistojë, tha Zaev.

Emilija Aleksandrova nga grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit theksoi se tre proceset e integrimit, reformave dhe pajtimit shkojnë bashkërisht, veçanërisht i rëndësishëm është procesi i pajtimit që duhet ta përmirësojë atmosferën e përgjithshme në shtet.

“Ne jemi transparent dhe shpresojmë se do të inkurajojmë edhe deputetët tjerë të përfshihen në këto procese”, tha Aleksandrova.

Trupi koordinues për pajtim numëron 15 anëtarë nga shumica kuvendare, nga grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe deputetët që nuk kanë grupe kuvendare. Në këtë trup nuk marrin pjesë përfaqësuesit e Besës, OBRM-PDUKM-së, dhe Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/

Exit mobile version